‘PD do e çojë vendin në BE’, Berisha i vendosur: Në 11 Maj fitore e thellë, më 12 do të rihapet TikTok

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjete sociale, deklaroi se koalicioni “Shqipëria Madhështore” do të arrijë një fitore të thellë më 11 maj. Berisha komentoi premtimet e kryeministrit Edi Rama për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, duke i cilësuar ato si “përralla.” Berisha tha se me rrogat dhe pensionet aktuale, Shqipëria nuk ka asnjë mundësi të integrohet në BE.

Pra, Chris LaCivita, i cili ka ardhur këtu të sjellë të gjithë magjinë, të gjithë programin e fitores së PD”, tha Berisha.

Lajme të tjera |  "Blindohen" burgjet për zgjedhje, mbi 3 mijë të dënuar me të drejtë vote

Gjatë fjalës së tij, Berisha u ndal edhe tek programi i partisë, ku u nëse PD vjen në pushtet, minimumin jetim dhe pajisje me rimbursim do të mundësohet nga qeveria. Ai tha se Partia Demokratike ka program të veçantë për personat me aftësi ndryshe. Gjithashtu Berisha shtoi se këta të fundit janë sot në Shqipëri njerëzit më të braktisur.

Ai garantoi se do të bëhet çdo përpjekje për të standardin më të lehtë të mundshëm për vizat drejt Amerikës.

‘Lehtësimin e vizave me SHBA e filluam dhe lobuam fuqishëm në fundin e mandatit të dytë të qeverisjes së kaluar. Garantoj e do të bëjmë çdo përpjekje, për të standardin më të lehtë të mundshëm. Unë nuk mund të them heqjen e plotë të vizave, sepse siç e shikoni është bërë një problem madhor emigracioni në SHBA, por ne do të kërkojmë dhe garantojmë miqtë tanë se, do të plotësojmë çdo kriter për standardet më të lehta të hyrjes dhe daljes së shqiptarëve nga SHBA,‘-u shpreh Berisha.

Lajme të tjera |  Rama ‘FIRMOSI’ 78 mandate të sigurta, Berisha: Shqiptarët ia kanë prerë biletën!

Një koment Berisha bëri edhe për mbylljen e Tik Tok, ku premtoi se më 12 maj platforma do të rihapet menjëherë.

“Por sot të rinjtë kanë një protestë të madhe dhe kjo është protesta më e rëndësishme e jetës së tyre për lirinë e fjalës. Ndaj dhe unë i përgëzoj ata dhe i garantoj se, me datën 12 maj Tik Toku do të lëshohet menjëherë. Ftoj kompanitë e internetit dhe të telefonisë celulare të mos bëhen bashkëautore në këtë megacensurë që e barazon Shqipërinë me Afganistanin dhe Teheranin. Ndaj të bëjnë çdo përpjekje që ato vegla që ka blerë Edi Rama për të bllokuar Tik Tokun të mos funksionojnë,”-deklaroi Berish.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në bashkëbisedimin me qytetarët u shpreh se programi i PD ka për objektiv më madhor ‘Made in Albania’ duke patur parasysh prodhimin industrial në të gjitha llojet e industrisë, duke bërë që Shqipëria të shndërrohet në një prodhues dhe eksportues të fuqishëm.

“Programi ynë ka për objektiv më madhor ‘Made in Albania’ dhe kur e them këtë kam parasysh prodhimin industrial në të gjitha llojet e industrisë, të lehtë, të rëndë etj. Unë ju garantoj se do të bëhet gjithçka që Shqipëria të shndërrohet në një prodhues të fuqishëm, eksportues të fuqishëm. Krijimi i zonave të lira ekonomike, krijimi i zonave industriale, kuadri fiskal më i favorshmi në Europë, energjia me çmimin më të leversishëm, me një çmim tre herë më të ulët se sa sot për bizneset, janë disa nga kushtet që do ta bëjnë Shqipërinë vendin më tërheqës në rajon për të investuar në uzina dhe fabrika, të industrisë së lehtë dhe të rëndë,“- tha kreu i PD.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us