PD, do t’i pranojë 50 mandatet në Kuvend? Berisha: Vendimet do merren në vazhdim, por zgjedhjet s’i pranojmë

Kreu i PD, Sali   Berisha u pyet edhe nëse do t’i pranojë PD pranojë në shtator 50 mandatet që mori në zgjedhjet e 11 Majit.

Teksa iu shmang pyetjes, Berisha tha se të gjitha vendimet lidhur me mandatet do të merren në vazhdim, por shtoi se nuk do t’i njohë zgjedhjet.

“Të gjitha vendimet do merren në vazhdim por zgjedhjet ne nuk i pranojmë. Zgjedhjet siç kam deklaruar janë proces edhe kombëtar dhe ndërkombëtar.

Ndërkombëtar sepse parimet e zgjedhjeve të lira janë të sanksionuar në një seri dokumentesh në të cilat Shqipëria ka firmosur. Faktikisht cilido nga ju që lexon raportin trondit gjerë në palcë.

Rama po bën çdo pe pjekje nga më banditesket, për të ndërhyrë por sukses nuk do ketë.”, tha ai.

Lajme të tjera |  Myslim Murrizi zbulon kërcënimin me jetë: Njëri që lante makina në Londër më nisi një plumb

Pyetje: Në shtator a do i pranojë PD 50 mandatet që ka marrë duke shkuar në Kuvendin e Shqipërisë?

Berisha: Të gjitha vendimet do merren në vazhdim, por zgjedhjet ne nuk mund t’i pranojmë, sepse ne nuk mund të pranojë zgjedhje të tilla.

Zgjedhje të tilla nuk mund t’i pranojmë kurrë dhe nuk mund të na imponojë ne kush që t’i pranojmë këto zgjedhje.

Por zgjedhjet janë një proces kombëtar dhe ndërkombëtar.

Është një proces ndërkombëtar sepse parimet e zgjedhjeve të lira janë sanksionuar në një seri dokumentesh, të cilat janë firmosur nga Shqipëria, ndër të cilat dokumenti i Kopenhagenit.

Cilido nga ju që lexon raportin që e ka tronditur gjer në palcë, Edi Rama po bën çdo përpjekje nga më banditesket, shënojeni ju lutem, për të ndërhyrë, por sukses nuk do ketë. Sukses nuk do ketë! Kjo është përgjigjja.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us