PD drejt bojkotit/ A do e drejtojë seancën e parë të Kuvendit? Berisha: S’mund të ndodhë ndonjëherë, vazhdojmë betejën për rikthimin e votës së lirë

Kreu i PD, Sali Berisha ka hedhur poshtë mundësinë se do të jetë ai që do të çelë seancën parlamentare në shtator si deputeti më i vjetër. Për gazetarët, ai tha se ‘nuk do mund të ndodhë ndonjëherë’, duke shtuar se do të vazhdojë betejën për rikthimin e votës së lirë

“Unë vazhdoj betejën kundër kësaj vjedhje më monstruozen e 32 viteve në historinë e zgjedhjeve pluraliste. Këto vjedhje, kësaj here, kjo vjedhje monstruoze, ka qenë një vjedhje e paralajmëruar, pasi është e denoncuar paraprakisht në 4 rezoluta ndërkombëtare me forcën dhe fuqinë më të madhe.

Së dyti, kjo vjedhje është denoncuar në raportin paraprak të vëzhguesve ndërkombëtarë. Ne vazhdojmë betejën tonë gjer në rikthimin e të drejtës së votës së lirë të shqiptarëve…Kjo pyetje e ka përgjigjen. Nuk do mund të ndodhë ndonjëherë ajo, dhe u siguroj se beteja jonë do vazhdojë gjer në rikthimin e votës së lirë të shqiptarëve. Të mos mendojë njeri se ne intimidohemi, as se ne impresionohemi, përkundrazi.

Lajme të tjera |  Një telefonatë nga Tirana fut në "sherr" Melonin me Macronin

Çdo përpjekje për të përligjur vjedhjen, vetëm sa dëshmon amoralitetin dhe bashkëfajësinë e të gjithë atyre që e ndërmarrin. Sepse vjedhja kësaj here ka ndodhur publikisht, me vendime qeverie, pa u fshehur fare. Ndaj dhe ne qëndrojmë të fuqishëm dhe kemi besim se do t’ia dalim.”, u shpreh Berisha.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us