PD drejt bojkotit/ A do e drejtojë seancën e parë të Kuvendit? Berisha: S’mund të ndodhë ndonjëherë, vazhdojmë betejën për rikthimin e votës së lirë

Kreu i PD, Sali Berisha ka hedhur poshtë mundësinë se do të jetë ai që do të çelë seancën parlamentare në shtator si deputeti më i vjetër. Për gazetarët, ai tha se ‘nuk do mund të ndodhë ndonjëherë’, duke shtuar se do të vazhdojë betejën për rikthimin e votës së lirë

“Unë vazhdoj betejën kundër kësaj vjedhje më monstruozen e 32 viteve në historinë e zgjedhjeve pluraliste. Këto vjedhje, kësaj here, kjo vjedhje monstruoze, ka qenë një vjedhje e paralajmëruar, pasi është e denoncuar paraprakisht në 4 rezoluta ndërkombëtare me forcën dhe fuqinë më të madhe.

Së dyti, kjo vjedhje është denoncuar në raportin paraprak të vëzhguesve ndërkombëtarë. Ne vazhdojmë betejën tonë gjer në rikthimin e të drejtës së votës së lirë të shqiptarëve…Kjo pyetje e ka përgjigjen. Nuk do mund të ndodhë ndonjëherë ajo, dhe u siguroj se beteja jonë do vazhdojë gjer në rikthimin e votës së lirë të shqiptarëve. Të mos mendojë njeri se ne intimidohemi, as se ne impresionohemi, përkundrazi.

Lajme të tjera |  Ali Ahmeti i shkruan Ramës: Ty të ra barra ta shpiesh Shqipërinë në Europë, vijo rrugën sepse në hasmëri shekullore nuk jetohet. Ke qenë pranë nesh në çdo hap

Çdo përpjekje për të përligjur vjedhjen, vetëm sa dëshmon amoralitetin dhe bashkëfajësinë e të gjithë atyre që e ndërmarrin. Sepse vjedhja kësaj here ka ndodhur publikisht, me vendime qeverie, pa u fshehur fare. Ndaj dhe ne qëndrojmë të fuqishëm dhe kemi besim se do t’ia dalim.”, u shpreh Berisha.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us