PD, grevë urie brenda Parlamentit? Klevis Balliu: Duhet të provojmë gjithçka

Pas humbjes të thellë në zgjedhjet e 11 Majit, deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, u pyet nëse do të ishte dakord me një grevë urie brenda Parlamentit si pjesë e strategjisë së opozitës.

“Unë mendoj që ne duhet të provojmë gjithçka. Nuk duhet përjashtuar asgjë. Thjesht, duhet ta mendojmë mirë çdo akt që do të ndërmarrim dhe duhet të bëjmë plane afatgjatë për aksionin tonë politik.

Mendoj që thelbësore në këtë kohë është informimi i ndërkombëtarëve për krimin elektoral të Edi Ramës dhe lidhjet që ka ai me krimin e organizuar.

Ka një dezinformim nëpërmjet disa kulisave të PS që vetëm gjezdisin nëpër botë për të dezinformuar aleatët e vendit tonë. Kjo qasje duhet kombinuar edhe me aksione të tjera”, deklaroi Balliu në një intervistë për A2 CNN.

Kur u pyet se çfarë do të ndodhë gjatë verës, Balliu u shpreh se opozita “nuk ka për detyrë vetëm të bëjë protesta”, por në mungesë të një ideje më të qartë, protesta mbetet zgjidhja e preferuar, si gjithmonë.

Lajme të tjera |  Humbja e thellë e PD më 11 Maj, Gjekmarkaj: Arsyet pse Berisha nuk duhet të japë dorëheqjen! Si mund të shkohet në zgjedhje të reja

“Ne kemi bërë protesta gjatë verës, por nuk është misioni i opozitës vetëm të bëjë protesta. Opozita nuk do bëjë dot asgjë nëse shoqëria nuk mbështet një plan për të sjellë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Të bëjë çfarë të dojë opozita. Demokracitë lindin nga revolta qytetare në çdo vend”, shtoi Balliu.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us