PD, kontratë 6 mln dollarë për lobim në SHBA, Celibashi: Gjykimin tonë e japim pas 11 majit!

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka zgjedhur “no comment” për çështjen e kontratës së lobimit të Partisë Demokratike me kompaninë amerikane, kontratë që kushton në total 6 milionë euro. Në takimin e sotëm, gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, Celibashi u pyet për një qëndrim lidhur me kontratën, por e vetmja gjë që ai shpjegoi është fakti se partia opozitare ka ende kohë që të deklarojë akordin.
Sipas tij, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ende nuk është depozituar kontrata, ndërsa shton se afati i dorëzimit të bilanceve dhe raporteve financiare përfundon 60 ditë pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve.

“Partitë politike kanë detyrim që të depozitojnë në KQZ të ardhurat dhe shpenzimet jo më vonë se data 31 mars e vitit pasardhës. Kurse koalicionet jo më vonë se 60 ditë nga shpallja e rezultatit zgjedhor. Kjo përfshin edhe Aleancën për Shqipërinë Madhështore, përfundon jo më vonë se 60 ditë nga shpallja e rezultatit. Nuk ka detyrim në këto momente që t’i dorëzojë të ardhurat dhe shpenzimet si subjekt zgjedhor dhe që do të thotë se nuk e kemi këtë kontratë dhe nuk ka as detyrim, sikurse thuhet se ‘pse nuk është kërkuar kjo kontratë nga ne’. Por në momentin që do e kemi, do japim shpjegimin tonë për këtë kontratë,”-tha ndër të tjera në fjalën e tijCelibashi, duke zgjedhur që të mos e komentojë ende, deri në momentin që do të jetë objekt shqyrtimi në KQZ

Lajme të tjera |  Berisha shkon në Spanjë, merr pjesë në Kongresi i Partive Popullore Evropiane

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us