PD+LSI+etj, gropë të madhe elektorale edhe në Qarkun Tiranë – ku popullsia rritet çdo vit…

Nga Eduard Zaloshnja

Qysh prej vitit 1991, gradualisht, popullsia e Shqipërisë është zvogëluar. Ndërkohë, po gradualisht, popullsia e Qarkut Tiranë është rritur nga viti në vit. Dhe në një qark që i rritet rritet popullsia çdo vit është e pritshme që pjesëmarrja në zgjedhje parlamentare të rritet çdo katër vjet. Aq më tepër, pasi një kryeministër i anatemuar nga opozita ka qeverisur për 12 vjet rresht…

Por partitë e vjetra opozitare (PD, LSI, PDIU etj.), të bashkuara së fundmi në Aleancën për Shqipërinë Madhështore, nuk frymëzuan dot një rritje të pjesëmarrjes në Qarkun Tiranë. Përkundrazi, ato i hapën vetes një gropë të madhe elektorale. Kështu, duke llogaritur vetëm votat e këtushme (pa ato të diasporës), PD+LSI+PDIU+etj. morën plot 60 mijë vota më pak se sa kishin marrë gjithsej më 2021 në Qarkun Tiranë.

Lajme të tjera |  A reflekton vota e diasporës mendimin e emigrantëve?

Ky deficit prej 60 mijë votash u mbulua pjesërisht nga partitë e reja me profil të djathtë apo të qendrës. Sidoqoftë, në përfundim, numri i votave të këtushme ra në total me 33 mijë, në krahasim me vitin 2021.

Kjo analizë numerike tregon se opozitës së vjetër po i mbaron karburanti frymëzues për t’i nxjerrë votuesit opozitarë në votim. Po a do ta ketë karburant në të ardhmen opozita e re, e cila sapo ka filluar t’i ndezë motorët?

PD+LSI+etj, gropë të madhe elektorale edhe në Qarkun Tiranë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us