Pedersen bën bis dhe merr vendin e parë edhe në Vlorë. Giro d’Italia i jep lamtumirën Shqipërisë

Etapa e tretë dhe e fundit në Shqipëri, u zhvillua në Vlorë, me një luftë të ashpër mes çiklistëve.

Danezi Mads Pedersen ia doli të rrëmbejë vendin e parë, pas një gare të shkëlqyer në sprintin final, duke i lënë të gjithë pas tij.

Kampioni i botës në vitin 2019 rimerr fanellën rozë, pasi Pedersen ishte fitues edhe në etapën e parë, në garën që u zhvillua nga Durrësi në Tiranë.

Sa i përket garës në Vlorë, në vendin e dytë u rendit Corbin Strong, i ndjekur nga Orluis Aular dhe Brandon Rivera.

Në renditjen e përgjithshme, Pedersen mban vendin e parë, i ndjekur nga Roglic dhe Vacek.

Etapat e tjera të garave do të vazhdojnë në Itali, pas tri etapave të para në Shqipëri.

Lajme të tjera |  Numërohen mbi 1500 kuti, PS thellon diferencën me PD, forcë e tretë PSD

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us