Pëlqehet nga Ilir Daja, Dinamo në bisedime me një mbrojtës të majtë

Dinamo ka nisur punën prej ditësh për ndërtimin e skuadrës për garat europiane. Ilir Daja dëshiron lojtarë cilësorë që bëjnë diferencën për të ecur sa më gjatë në Conference League.

Timonieri i “Bluve” për këtë synon që çdo repart ta ketë të dubluar dhe kështu për krahun e majtë të mbrojtjes ka pikasur një 23-vjeçar. Bëhet fjalë për Faton Nezirin, i cili aktualisht është pjesë e Dukagjinit në Superligën e Kosovës.

Mbrojtësi pëlqehet nga Daja, i cili e kërkon ta ketë në skuadër. Bisedimet mes palëve kanë nisur prej ditësh dhe duket se janë në rrugën e duhur. Fakti që futbollisti është një lojtar i lirë në treg e bën më të realizueshëm këtë operacion.

Lajme të tjera |  “Kemi lojtarë me kualitet, do ta mposhtim Serbinë”, Migjen Basha: Humbja në Elbasan më ka ngelur peng, të mbështesim lojtarët

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us