Penalltitë shpëtojnë Manchester United, siguron derbin në finalen e Kupës FA

Manchester United dhe Coventry kanë barazuar me rezultat 3-3 në kohën e rregullt dhe në vazhdime në gjysmëfinalen e FA Cup e zhvilluar në ‘Wembley’, ku fituesi i bë i ditur me penallti, e ku më të suksesshëm ishin Djajtë e Kuq.

Djajtë e kuq e nisën shumë mirë ndeshjen, duke rrezikuar të parët me Marcus Rashford, por pa sukses.

Në minutën e 23-të, Man Utd zhbllokoi sfidën duke shënuar me Scott McTominay, që gjeti rrjetën pas asistimit të Diogo Dalot për 1-0.

Pas golit u hap ndeshja dhe kishte raste nga të dyja palët, por golin e dytë e shënuan sërish Djajtë e Kuq.

Ishte Harry Maguire që gjeti rrjetën në fundin e pjesës së parë për 2-0 me një goditje me kokë.

Me të filluar pjesa e dytë, Man Utd shtoi epërsinë në 3-0 me golin e Bruno Fernandes.

Me këtë rezultat u mendua që Djajtë e Kuq vetëm se kishin siguruar fitore, por që nuk doli ashtu, pasi që Coventry u lëshua në sulm.

Lajme të tjera |  E TRISHTË/ U përfshinë në një aksident automobilistik dhe makina shpërtheu në flakë, ndërrojnë jetë TRAGJIKISHT Diogo Jota me të vëllanë

Ellis Simms hapi ndeshjen me një gol në minutën e 71-të për 3-1.

Nuk vonoi shumë dhe Coventry sërish arriti të shënojë, kësaj radhe me Callum O’Hare për 3-2.

Minutat e fundit, skuadra e nivelit të dytë të futbollit anglez filloi golin e barazimit.

Coventry fitoi penalti në kohën shtesë dhe Haji Wright ishte i saktë nga pika e bardhë për 3-3.

Skuadrat nuk arritën të shënonin në minutat e mbetur dhe ndeshja shkoi në vazhdime.

Lajme të tjera |  Selahi pas transferimit në Poloni: Doja sfidë të re, për Kombëtaren jap gjithçka. Ja çfarë më tha Juljan Shehu

Kur pritej që në kohën shtesë, Manchester United të shënonte dhe të mbyllte ndeshjen, nuk ia arrite me rastet e Fernandes dhe Maguire.

Kur po zhvillohej minuta e parë e kohës shtesë të pjesës së dytë të vazhdimeve, në skenë doli Victor Torp, që shënoi për 4-3.

Por pasi goli u rishikua në VAR, u anulua për pozitë jashtë loje, duke i mbajtur në lojë Man Utd.

Pas penalltive më të suksesshëm dolën të jenë lojtarët e Man Utd që do të takohen në finale me Manchester Cityn.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us