Penalltitë vendosin sfidën në Vlorë, mësoni me cilin ekip do të përballet Partizani B në finalen për një vend në Kategorinë e Dytë

Gramshi ka triumfuar përballë Turbinës, në ndeshjen e vlefshme për “play-out” e Kategorisë së Dytë. Kjo sfidë u mbyll me rezultatin 1-1, teksa gjithçka u vendos pas goditjeve të 11-metërshave.

Skuadra e Gramshit siguron kështu qëndrimin në Kategorinë e Dytë, ndërsa Turbina do të përballet në finale me Partizanin B. Fituesi i kësaj sfide do të sigurojë një vend në Kategorinë e Dytë për sezonin e ardhshëm.

Kujtojmë që më herët Partizani e siguroi këtë finale, pas një fitoreje mjaft të merituar përballë Albpetrol. “Demat e Kuq” ia dolën që të fitonin me rezultatin 3-0, duke dominuar ndeshjen.

Lajme të tjera |  “Janë dy tablo të ndryshme nga vjet dhe sivjet”, Tetova: Mendoj që ne ishim më afër fitores

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us