Pensionet e reja, miratohet vendimi me koeficientët e pagave! Si do të bëhet përllogaritja për 40 mijë të moshuar që përfitojnë

Për personat që dalin në pension nga 1 janari i vitit 2025, Instituti i Sigurimeve Shoqërore do të aplikojë pagat e reja për efekt të llogaritjes së pensioneve.

Rivlerësimi i pagës mbi bazë të së cilës janë paguar kontributet, sjell automatikisht më shumë para për pensionistët, për shkak se sa më e lartë të jetë vlera e pagës së deklaruar, aq më i lartë është edhe pensioni. Vendimi është miratuar në mbledhjen e fundit të Këshillit Administrativ të ISSH, ndërkohë që pret “OK”-in në mbledhjen e ardhshme të qeverisë që tabela me koeficientët me të cilët do të shumëzohen pagat e vjetra të aktualizohen me pagat e këtyre viteve.

Aktualizimi i pagave para ‘94 deri në janarin e 2025 e në vazhdim bëhet me koeficientin 13.5 për qind, ndryshe nga një vit më parë, duke u reflektuar në këtë mënyrë në nivelin e pagave për 83 profesione.

Zakonisht, për caktimin e masës së pensionit merret në konsideratë paga me të cilën janë paguar kontributet ndër vite, por për shkak se pagat gjatë kohës së ish-kooperativave bujqësore, por edhe në vitet në vijim kanë qenë të ulëta, qeveria cakton çdo vit koeficiente të rinj për të marrë një pension sa më real për periudhën që pensionistët jetojnë.

VENDIMI I ISSH

Lajme të tjera |  Traktori e përplas për vdekje, shqiptari humb jetën duke punuar në arë në Itali

Përmes një njoftimi të ndarë në rrjete sociale, Instituti i Sigurimeve Shoqërore bën të ditur se ka miratuar një vendim të ri, që do të ndikojë pozitivisht në llogaritjen e pensioneve për ata që dalin në pension, përfshirë periudhën nga 1 janari 2025. Për çdo person që ka dalë në pension nga 1 janari i këtij viti e në vijim, paga mesatare mbi të cilën i llogaritet pensioni do të përditësohet me një koeficient të ri indeksimi, që merr parasysh rritjen e çmimeve dhe ndryshimet ekonomike.

Kjo do të bëjë që pensioni fillestar që do të marrin këta persona të jetë më i lartë dhe më i drejtë, në përputhje me kontributet që kanë paguar gjatë jetës së tyre të punës. Sipas ISSH-së, rreth 40 mijë persona që dolën në pension nga janari 2025 e në vijim përfitojnë nga kjo rritje. “Koeficienti i indeksimit i propozuar në këtë vendim do të ndikojë në rritjen e bazës së vlerësuar për rreth 40 mijë persona që do të aplikojnë për pensione të reja nga janari i vitit 2025, duke bërë të mundur që pensionet e tyre të jenë të harmonizuara me kontributet e derdhura”, – bën të ditur ISSH, teksa siguron më tej se do të vazhdojë të punojë për t’u ofruar qytetarëve shërbime të mira dhe të drejta në kohë. /Gazeta Panorama/

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us