Pensionet, kush përfiton nga njohja e viteve të punës?

Janë rreth 40 mijë persona, që mbushin çdo vit moshën e daljes në pension. Me zyrtarizimin e ndryshimeve ligjore, këta persona nuk do ta kenë më të nevojshme që t’i drejtohen gjykatës për t’ju njohur vitet e punës përpara ’94-s që ju mungojnë , pasi njohja e tyre do të bëhet automatikisht nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore.

Gjatë diskutimit të projektligjit në Kuvend, Kreu i ISSH-së Astrit Hado tha se prej kësaj nisme do të përfitojnë edhe ata, të cilët janë në procedura administrative

“Ne e kemi diskutuar këtë gjë dhe kemi vendosur që do u njihen të gjithë atyre qytetarëve, të cilit mbushin moshën për të dalë në pension në momentin e hyrjes në fuqi të ligjit dhe ata të cilat janë në procedura administrative.

Lajme të tjera |  COVID-19 prezent, konfirmohen 6 raste të reja, përjashtohet nënvarianti i ri!

Që do të thotë, kush është në gjyq, kush është në ankimim administrativ, do t’i pezullojmë automatikisht procedurat e ankimimit dhe do t’ua njohim edhe këtyre njerëzve. Ndërsa, ata të cilët kanë dalë në pension, kanë shkuar në gjykatë, e kanë rrëzuar ose nuk e kanë ndjekur rrugën gjyqësore, nuk do t’u njihen. Sepse nëse do të hapej kjo gjë, dhe do t’u njihej të gjithëve, i bie që teknikisht dhe teorikisht të rillogariten teknikisht 720 mijë pensione”, tha Hado.

Projektligji “Për njohjen e viteve të punës përpara 1994’, pritet të zyrtarizohet brenda 3 mujorit të parë të këtij viti, duke lehtësuar në këtë mënyrë praktikën për njohjen e këtyre periudhave, për efekt të llogaritjes së pensionit.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us