“Pensioni minimal jo më pak se 200 euro”, Rama: Investimet e huaja, tregojnë për kapacitetet e reja që ka treguar ekonomia

Kryesocialisti Edi Rama u ndal në një takim elektoral në Kukës, ku bëri një prezantim me shifra të të gjithë sektorëve, nga periudha kur socialistët morën pushtetit, deri më sot.

“Paralelisht me bonuset do nisim me një rritje të pensionit minimal. Brenda kësaj dekade pensioni minimal mos jetë më pak se 200 euro. Ndërsa pensioni mesatar do të arrijë në 400 euro.

Taksat, ne kemi bërë vetëm një gjë. Kemi garantuar që të gjithë të paguajnë energjinë elektrike, kontributet shoqërore, etj kemi ende probleme me informalitetin por gjëja ka ndryshuar katërcipërisht.

Pasi morëm një sistem ku kishte një taksë 10 për qind  për të gjithë njësoj, një taksim komplet i padrejtë për ata që fitojnë më pak, ne e kthyem. 57 % e të punësuarëve paguajnë zero tatim mbi të ardhurat. 93 % paguajnë më pak se 10 % i famshëm që ishte një për të gjithë. 145 milionë euro në vit, i kemi lënë në xhepin e njerëzve, dhe jo në arkën e shtetit.

Pabarazia gjinore, ishim vendin e 83 në klasifikimin e Kombeve të Bashkuara, sot jemi ne vendin e 23. Shumë vende të BE janë shumë pas nesh, rajoni nuk diskutohet. Papunësia për gratë është përgjysmuar, ka zbritur në njëshifrore.

Lajme të tjera |  “Marrim mbi 78 mandate”, Mazniku tregon projeksionin për Elbasanin dhe gjithë Shqipërinë

Pjesëmarrja e grave në forcat e punës, vetëm 50 % merrnin pjesë sot janë gati 70 përqind. Paga mesatare e grave është rritur në mënyrë të ndjeshme.

Investimet e huaja, tregojnë për kapacitetet e reja që ka treguar ekonomia. Shqipëria ka një nivel më të lartë se mesatarja e rajonit.

Eksportet, shumë thonë se këtu nuk prodhohet asgjë, por nëse shohim eksportet janë 3 herë më shumë se sa kur morëm detyrën”, tha Rama.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us