Pensionistët që kanë futur njerëz me qira në banesën ku jetojnë vetë do të taksohen

Pensionistët, të cilët për arsye ekonomike kanë futur qiraxhinj në banesën e tyre do të paguajnë tatim nëse të ardhurat nga qiraja tejkalojnë shumën 50 mijë lekë në vit. Tatimet kanë sqaruar përmes një rubrike të posaçme pyetje-përgjigjesh se individët që kanë të ardhura qiraje mbi 50 mijë lekë në vit janë të detyruar të plotësojnë deklaratën individuale vjetore të të ardhurave.

Pyetje: Jam një pesionist që në banesën time në vitin 2025, për arsye ekonomike, jeton dhe shoku im i cili më paguan dhe 5 mijë lekë në muaj. A kam detyrimin të deklaroj DIVA dhe paguaj detyrime tatimore?

Përgjigje: Duke qenë se e ardhura vjetore është mbi 50,000 lekë dhe për këtë të ardhur individi nuk është tatuar, lind detyrimi që individi pensionist duhet të deklarojë dhe paguajë tatimin 15% mbi të ardhurat e përfituara, duke dorëzuar Deklaratën Vjetore të të Ardhurave të DIVA 2025.

Ndryshimet e njëpasnjëshme në ligjin e procedurave tatimore dhe ato të ligjeve të tjera fiskale kanë krijuar një lëmsh burokratik, por edhe konfuzion duke i lënë shumë qytetarë të paqartë, se kur dhe çfarë duhet të deklarojnë.

Lajme të tjera |  Imzot Dodaj: Të investojmë te çiftet e reja, po thellohet “dimri demografik”

Për këtë arsye, Tatimet kanë publikuar një material të gjatë me pyetje përgjigje sqaruese se kush ka detyrim për deklarim dhe pagesë taksash, sipas situatave të ndryshme./KAPITAL

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us