Për drejtuesit nuk ka pushime, nisin lëvizjet e para te Partizani

Partizani prej ditësh tashmë ka marrë pushimet, me futbollistët që tashmë iu janë bashkuar familjarëve të tyre për të kaluar ca ditë së bashku. Ende nuk ka një datë për rikthimin e tyre në fushën e lojës për të nisur përgatitjet.

Nëse për skuadrën vazhdojnë pushimet, drejtuesit vazhdojnë punën. Për krerët e klubit nuk ka kohë për të humbur, pasi duhet ndërtuar ekipi për pjesëmarrjen në Conference League dhe për sezonin e ri.

Shumë çështje duhen zgjidhur te “Demat”, duke nisur me trajnerin e për të vazhduar me disa futbollistë që janë në fund të kontratave. Por jo vetëm kaq, pasi tashmë drejtuesit kanë nisur të bëjnë edhe lëvizjet e para për afrimet.

Lajme të tjera |  E BUJSHME/ Do të largohet nga Chelsea, Bayern Munich “all-in” për sulmuesin e “Bluve”

Në fakt kanë nisur bisedimet me disa futbollistë, emrat e të cilëve momentalisht nuk bëhen të ditur. Në ditët e ardshme mund të zbulohet më shumë mbi preferencat e të kuqve dhe lojtarët e “piketuar” për t’i transferuar në kryeqytet.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us