Për herë të parë! Kush janë 3 gazetarët që do futen sot në “Big Brother”

TIRANË– Sonte nis edicioni i tretë i spektaklit “BigBrother VIP3”! Për herë të parë, në këtë edicion do të ketë 3 gazetarë të njohur në vendin tonë, të cilët pritet që të tregojnë më shumë rreth karrierës dhe vështirësisë së punës së tyre të përditshme. Bëhet fjalë për gazetarët: Elvis Myrta (Lisi); Ledjona Xheladinaj dhe Meriton Mjekiqi. I pari është gazetar i kronikës së zezë dhe reporter do të jetë një tjetër konkurent. Ledjona Xheladinaj duke se do të lërë pezull emisionin “Piranjat” për t’i hyrë një aventure të re.

Ndërsa i treti, Mjekiqi është gazetar, moderator dhe producent i njohur, i cili gjithashtu do të lërë për sezonin tjetër emisionin e tij “Gjoni Black”, ndër më të suksesshmit në Kosovës që promovon muzikën e stilit “hip hop”.

ZËRI ka nxjerrë edhe një listë me emrat e plotë që ka mundur që do të jenë pjesë e shtëpisë, por pritet të ketë edhe personazhe të tjerë që do i bashkohen “grupit”. Natën e parë, pritet që të futen 27 banorë. Komentet për banorët ‘VIP’ nga studioja do t’i japë dyshja Arbër Hajdari, i cili e ka vitin e tretë radhazi dhe deputetja e Partisë Demokratike, Ori Nebijaj./ZËRI

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us