”Për nder rroj…”, ja çfarë i tha nëna e 4 fëmijëve djalit të madh para se të kryente vetëvrasjen! Vajza e tezes ia hapi profil denigrues në TikTok

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë në qytetin e Durrësit, ku 41-vjeçarja Bedrie Loka i dha fund jetës duke pirë fotoksinë.

Report TV ka shkuar në banesën e familjes në fshatin Vardallë të Sukthit për të mësuar më shumë mbi atë që fshihet pas vetëvrasjes së nënës së 4 fëmijëve pas denigrimit në rrjetet sociale ku në emër të saj ishte hapur profil fals, kryesisht në Tik-Tok, që denigronin figurën e saj si grua, me etiketime si e pamoralshme.
Bashkëshorti i 41 vjeçares jetonte me punë sezonale në Greqi ndërsa i biri, 21 vjeç jetonte në emigrim në Itali dhe ishin kthyer në shtëpi për festat e fundvitit, pasi e ndjera kishte kërkuar me ngulm që ata të mblidheshin për vit të ri dhe ta kalonin së bashku.

Lajme të tjera |  Dosja ‘Partizani’/ Shabani: Berisha e ka ngritur karrierën e tij mbi viktima dhe korrupsion! Ky është gjyqi më i rëndësishëm në Shqipëri

Gjatë gjithë periudhës nga denoncimi deri në ngjarjen e pak ditëve më parë, 41 vjeçarja I kishte thënë herë pas here të birit se do të kryente vetëvrasjen, “sepse jam nuse ne familjen … dhe per nder rroj”.

Familjarët kanë treguar se ka qenë kushërira, vajza e tezes që i ka marrë foton dhe shpërndarë me shkrime denigruese në rrjetet sociale.

Ata thonë se këtë veprim kushërira e kishte të përsëritur pasi e kishte bërë dhe me familje të tjera. Madje ata e kanë dhënë këtë dëshmi edhe për policinë.

 

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us