‘Për Shkëlzenin’, Bumçi para GJKKO: Me djalin e Berishës kam pasur takime vetëm në fushata

Ish-ministri i Drejtësisë Aldo Bumçi, ka qenë i pranishëm në seancën e mbajtur sot në GJKKO, për çështjen e Gërdecit. Në të njëjtën ditë do të duhej të paraqitej në Gjykatë edhe Shkëlzen Berisha, i cili nuk është paraqitur në seancë, me pretendimin se nuk ishte njoftuar në adresën e dhënë.

Buçmi shpjegoi të gjithë procedurën se si kanë vepruar ministritë për formatimin e bazës ligjore për demontimin e armëve dhe vendosjen e Gërdecit si bazë.

Bumçi dha shpjegime edhe për një shkresë nga Ministria e Drejtësisë dhe të Mbrojtjes, me anë të faksit, duke mohuar që të kishte sigluar një shkresë të tillë për Shkëlzen Berishën.

Ai tha se kishte bërë një kallëzim pas shpërthimit në Gërdec, duke pretenduar se ishte e falsifikuar. Vetë Bumçi nuk ka qenë në gjendje që të verifikonte nëse prokuroria ka provuar falsifikimin e shkresës.

Bumçi pranoi se e ka njohur djalin e ish-kryeministrit Berisha, Shkëlzen Berisha por se nuk ka pasur kontakte miqësore dhe se e ka takuar për fushata elektorale. Ai pranoi se e ka takuar në fund të vitit 2007, ku e ka pritur dy herë në zyrë Shkëlzen Berisha për arsye elektorale dhe se mohoi të kishte diskutuar për çështjen e armëve.

Në seancën e sotme ka dëshmuar edhe ish-sekretarja e Bumçit e cila ka deklaruar se në atë kohë kur është dërguar faksi ka qenë me leje lindje.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us