Për të pestën herë në tre vite, “Air Albania” fortesë për Kombëtaren shqiptare

Mbrëmjen e sotme, kombëtarja shqiptare luan takimin e pestë në grupin B1 të Ligës së Kombeve. Siç ka ndodhur shpesh në vitet e fundit, sërish kundër kuqezinjtë tanë do të jetë Republika Çeke, kundërshtarë ndaj të cilëve jemi ndeshur në total 4 herë, tre prej të cilëve me Sylvinhon në stol.

Balancë totale rezultatesh, me një fitore të kuqezinjve, atë 3-0 në “Air Albania” ku do të luhet edhe sonte në orën 20:45, një barazim 1-1 në Pragë, dhe humbja e fazës së parë me shifrat 2-0.

Katër gola të shënuar dhe 3 të pësuar në favor të kombëtares sonë, me trajnerin Sylvinho që duket se e ka kthyer në një derbi përballjen me ta. Çekia nuk e ka pikë të fortë transfertën. Në 8 ndeshjet e fundit duke përfshirë edhe atë në fushë neutrale ndaj Ukrainës, çekët kanë koleksionuar 4 barazime dhe 4 humbje.

Lajme të tjera |  “Jam i zhgënjyer për rezultatin”, analiza e Silvinjos: Penalltia e gjuajtur nga Manaj ishte zgjedhja ime

Statistikë që mund t’i shërbejë kombëtares sonë për tu motivuar siç duhet në një 90 minutësh ku duhet me doemos fitorja për të tentuar më pas fitimin e grupit dhe afrimin akoma dhe më shumë me kualifikimin në Botërorin e vitit 2026. Jasir Asani ka qenë shpesh “Benjamin” i ekipit kombëtar. Në 5 raste që anësori i sulmit ka shënuar kuqezinjtë kanë arritur të fitojnë, duke qenë shpresa e madhe e kombëtares për një tjetër rezultat pozitiv.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us