“Perandori” turk merr drejtimin e klubit legjendar grek

Perandori” i futbollit turk, Fatih Terim, i cili ka pas vetes një karrierë të madhe në skenën e futbollit europian, pritet që nga nesër të marrë drejtimin e klubit legjendar grek, Panathinaikos.

Presidenti i të gjelbërve të Athinës, Giannis Alafuzos ka vendosur të shkarkojë Ivan Jovanoviçin pas 2 vite e gjysmë në pankinë, për ta zëvendësuar me trajnerin turk.
Tekniku 70-vjeçar madje ka konfirmuar “ortekun” e raportimeve të mediave në Turqi dhe Greqi, duke thënë se nesër do të jetë në Athinë

Pas tweet-it fillestar të gazetarit turk që ndezi rrjetin, erdhi deklarata e vetë Terim, i cili i konfirmon gazetarit Ertuğrul Özkök marrëveshjen për kontratë me afat 1 vit e gjysëm me Panathinaikos.

Lajme të tjera |  KONFIRMOHET nga eksperti i merkatos, Real Madrid rikthen ish-trajnerin

Po, është e vërtetë. Ata erdhën dje dhe ne ramë dakord. Unë do të shkoj në Athinë në mëngjes. Do jem në stërvitje pasdite”, tha ai.

 

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us