Më datë një maj, pas dy ditësh do të zhvillohet finalja e Kupës së Shqipërisë. Në fushë pasnesër në “Elbasan Arena” do të zbresin dy finalistët e këtij edicioni, Dinamo dhe Egnatia.
Skuadra rrogozhinase vjen në këtë finale për herë të tretë radhazi, gjithashtu kërkon ta fitojë sërish Kupën e Shqipërisë. “Le të përsërisim historinë bashkë. Një ekip, një qytet, një zemër”, shkruan Egnatia në faqen e saj zyrtare.
Rikujtojmë që rrogozhinasit mposhtën para dy sezonesh Tiranën me rezultatin minimal 1-0 falë golit të Jackson në minutat shtesë. Ndërsa para një viti, Egnatia mposhti Kukësin me shifrat 1-0 falë Ndrecës. Ndaj Dinamos, ekipi i Edlir Tetotës do të kërkojë trofeun e tretë të Kupës së Shqipërisë.