Përballje e luftuar në Kategorinë e Dytë, e gjithë vëmendja në Vorë

Ditën e sotme do të luhet një nga përballjet më të luftuara në Kategorinë e Dytë. Në fushë do të zbresin dy ekipe dhe do të bëjnë mes tyre llogaritë e javës së 14-të të kampionatit, me sfidën që fillon në orën 13:00.

Iliria do të presë në stadiumin e Vorës skuadrën e Beselidhjes. Kjo sfidë merr vëmendjen dhe është takimi i fundit i grupit A. Krutanët të ndodhur në vendin e 3-të synojnë një tjetër fitore në kampionat për të mbajtur hapin e rivalëve.

Ndërkohë nga krahu tjetër lezhjanët gjithashtu tentojnë triumfin për t’ë “kërcënuar” në klasifikim më pas skuadrën e Ilirisë. Një duel mjaft i luftuar mes 2 ekipeve që në këtë sezon kanë synime të mëdha.

Përballje e luftuar në Kategorinë e Dytë, e gjithë

Lajme të tjera |  Teuta zgjedh trajnerin e ri, zyrtarizimi do të bëhet të shtunën

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us