“Përballoi me forcë sëmundjen e rëndë një vit më parë” – Bamir Topi: Një telefonatë e pazakontë më njoftoi për ikjen e mikut të fëmijërisë

Është ndarë nga jeta ditën e sotme Arben Tafaj, kreu i shoqatës “Tirana” dhe ish- kandidat për baskinë e kryeqytetit, pasi u rrëzua nga 10 metra lartësi.

Miku i tij, ish-presidenti Bamir Topi, ka reaguar pas lajmit të trishtë, duke thënë se ai ishte një dëshmitar se si politika djallëzore e mosmirënjohëse e la komunitetin mikpritës gati pa përfaqësim.

Reagimi i plotë:

Një telefonatë e pazakontë herët në agim, lajmeronte ikjen e papritur nga jeta të Ben Tafajt, shokut e mikut tim qysh nga fëmijëria.

Pas përballimit me shumë forcë e dinjitet të një sëmundje të rëndë të vitit që kaloi, vdekja e tërhoqi pa mëshirë aksidentalisht në mjediset e shtëpisë së tij, në malin e DAJTIT që sikurse i thonim njëri-tjetrit, mbetet për tiranasit simbolika autentike e origjinës sonë dhe frymëzim i shpirtit për çdo ditë që jetojmë.

Familja humbi njeriun e shtrenjtë, bashkëshortja njeriun e jetës, fëmijët babain e udhëheqësin shpirtëror në jetë, motra e vëllai njeriun e gjakut të tyre, duke krijuar një boshllëk të madh.

Lajme të tjera |  Dosja Partizani, shtyhet gjyqi në GJKKO për Berishën dhe Malltezin

Tirona, humbi djalin e urtë e fisnik i cili punoi e u mundua shumë për ruajtjen e promovimin e vlerave të qytetit ku lindi, jetoi dhe që e donte shumë.

Qytetaria e Tironës humbi përfaqësuesin dinjitoz e të palodhur, pjesëmarres aktiv si intelektual por dhe si Kryetar afatgjatë i Shoqatës Tirana, i cili u përfshi në jetën politike të kryeqytetit me përkushtim për të përfaqësuar atë që nuk e përfaqësonin kurrsesi kolegët e tij, pasi askush si ai nuk mund ta donte e të ndjente më shume atë.

Arben Tafaj ishte dhe do të kujtohet si një përfaqësues autokton i  një komuniteti fisnik që ka pritur kurdoherë banorë të rinj nga viset e Shqipërisë, e pikërisht sëbashku me ata ka punuar për të ndërtuar ura komunikimi njerëzor në gjurmët e të parëve të Tiranës, por ai ishte edhe dëshmitar sesi politika djallëzore e mosmirënjohëse e la komunitetin mikpritës gati pa përfaqësim.

Lajme të tjera |  Adriatik Lapaj: Kush do të pijë kafe apo të hajë drekë me mua, të më shkruajë se do iu vi në shtëpi

Për këtë arsye atij iu desh të punojë shumë për të mbajtur gjallë traditën dhe historinë e trevës si individ dhe Kryetar i Shoqatës Tirana me të cilën ai ishte i lidhur në mënyrë organike.

Ikja pa kthim e Benit drejt një bote tjetër natyrisht le edhe pengje, në kohën kur marrëdhëniet njerëzore janë dobësuar apo tjetërsuar ndjeshëm vitet e fundit, marrëdhënie për të cilat punoi fort për një mjedis më të shëndetshëm shoqëror.

Vdekja e zezë për çdo njeri nuk dihet se si vjen e në çfarë rrethanash ndodh. Ndonëse aksidentale dhe e pabesë, ajo e mori Benin tonë në hapësirat e shtëpisë së tij “pa shqetësuar” njeri.

Tirana, familja e shoqëria e gjerë që ai ndërtoi do ta kujtojnë me respekt e mirënjohje Arbenin.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us