Shënjestra e atentatit me armë zjarri në Shijak ku i përfshirë është edhe ish-zyrtari i lartë i policisë Dedan Gjoni, ka qenë Xhevdet Plaku.
Ish-shefi i komisariatit në Shijak e ka nxjerrë në pritë personin që shihni në foto, i cili njihej edhe me nofkën Akili dhe që përdorte rreth 25 identitete.
Plaku ishte në konflikt me grupin e Kep Arapit, dyshohet për shkak të pazareve të drogës në Holandë. Sipas hetimeve Plaku drejtonte një grup kriminal në fushën e narkotikëve në Holandë.
Mësohet gjithashtu se Plaku i ka vrarë vëllain disa vite më parë, shtetasin Cal Arapi në Itali.
Dedan Gjoni bashkëpunoi me Rexhep Arapin për të nxjerrë në pritë, Xhevdet Plakun, pasi grupi kriminal nuk po e gjente se ku ishte fshehur.
Gjoni i thirri në Komisarit Plakun dhe pasi ky i fundit doli, ish-shefi i krimeve njoftoi grupin kriminal duke i dërguar edhe foton e “Akilit”, por në rrethana ende të paqarta, ky i fundit ai doli t’i shpëtojë atentatit.
Ngjarja është zbërthyer nga SKY ECC, ndërsa operacioni është ende në vazhdim, pritet një komunikim zyrtare nga Policia e Shtetit.