Perëndimi nxiti protestat masive në Serbi? BE: Propagandë ruse

BRUKSEL– Bashkimi Europian ka hedhur poshtë këtë të hënë pretendimet se protestat kundër Qeverisë në Serbi janë nxitur nga Perëndimi. Zëdhënësi i BE-së Peter Stano, tha në një konferencë për mediat se këto pretendime janë “propagandë ruse”. Sipas tij, akuzat janë të pa mbështetura në fakte.

Peter Stano: Ne i hedhim poshtë këto akuza, të cilat janë pa asnjë bazë. Janë krejtësisht akuza të rrejshme dhe janë të nxitura nga propaganda ruse me qëllim të pengimit të rrugës së Serbisë drejt BE-së.

Akuzat ndaj Bashkimit Europian kanë ardhur nga zyrtarë të lartë të Qeverisë serbe, përfshirë këtu dhe Kryeministren Ana Brnabiç. Kjo e fundit madje, shkoi deri aty sa protestat ti cilësonte si një tentativë për destabilizimin e Serbisë. Gjatë fjalës së tij, Stano i bëri thirrje përsëri Serbisë ta shmangë retorikën e nxitur nga Rusia kundër BE-së.

Lajme të tjera |  Parashikimi i horoskopit 11 Nentor,ja cfare kane rezervuar yjet per ju

Peter Stano: BE-ja ka qenë shumë e qartë, mbajtja e lidhjeve me Rusinë në kohën e luftës dhe agresionit së saj ndaj Ukrainës nuk është në përputhje me procesin e anëtarësimit në BE. Blloku dëshiron të llogarisë në të gjitha vendet kandidate, si në partnere të besueshme në mbrojtjen e parimeve të përbashkëta si vlerat, siguria dhe prosperiteti. Sa i përket zgjedhjeve në Serbi dhe asaj që pasoi pas tyre, BE ka bërë thirrje për të gjithë aktorët për qetësi dhe dialog. Ankesat për parregullsi zgjedhore duhet të hetohen në mënyrë të duhur dhe të adresohen. Kemi qenë të qartë se, përderisa vlen e drejta për protesta paqësore, dhuna nuk është zgjidhje dhe është e pa pranueshme. Veprimet e policisë duhet të jenë proporcionale dhe të respektojnë të drejtat themelore dhe sundimin e ligjit.

Prej 17 dhjetorit Beogradi u përfshi nga protesta të dhunshme kundër Qeverisë. Opozita akuzonte pushtetin se kishte manipuluar rezultatin në Bashkinë e Beogradit. Përplasjet me Policinë ishte të dhunshme, ndërsa dhe përgjigjia e autoriteteve ishte e ashpër. Një pjesë e opozitës u fut dhe në grevë urie, por më pas gjithçka duket se u shua.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us