Përfaqësuesja e Ambasadës së SHBA takon kreun e Prokurorisë së Përgjithshme: Mbështesim përpjekjet për t’i dhënë shqiparëve drejtësi

E ngarkuara me punë Nancy VanHorn ka zhvilluar këtë të hënë një takim me Prokurorin e Përgjithshëm Olsian Çela.

Ambasada e SHBA njofton se në qendër të diskutimeve ishte pavarësia, integriteti dhe transparenca e institucioneve të drejtësisë. Ajo shprehu mbështetjen e SHBA për institucionet e pavarura të Shqipërisë, në përpjekjen e tyre për të dhënë drejtësi për shqiptarët.

Njoftimi i Ambasadës Amerikane në Tiranë:

E ngarkuara me punë Nancy VanHorn u takua sot me Prokurorin e Përgjithshëm Olsian Çela për të diskutuar mbi punën e Prokurorisë së Përgjithshme, përpjekjet e vazhdueshme për forcimin e shtetit të së drejtës, duke theksuar rëndësinë e të pasurit institucione të pavarura që veprojnë me integritet dhe transparencë. Znj. VanHorn rikonfirmoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për institucionet e pavarura të Shqipërisë në përpjekjen e tyre për të dhënë drejtësi për popullin shqiptar.

Lajme të tjera |  Këmbimi valutor 1 korrik/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us