Përfshihet nga flakët “Benzi” në Fier, shpëton shoferi dhe dy pasagjerët

Një automjet tip “Benz” është përfshirë nga flakët në ecje, pak minuta më parë pranë një qendre tregtare në Fier.

Sapo ka pikasur flakët, drejtuesi i automjetit i cili shoqërohej nga dy pasagjere, ka dalë menjëherë nga makina duke mos pësuar asnjë lëndim.

Paraprakisht dyshohet se zjarri mund të ketë rënë si pasojë e një difekti teknik në mjet. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë mjeti zjarrfikës dhe policia e cila po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes që fatmirësisht pati vetëm dëme materiale.

Përfshihet nga flakët “Benzi” në Fier, shpëton

Lajme të tjera |  Këmbimi valutor 6 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us