Përfundon biseda telefonike me Trump, Putin: Armëpushim vetëm pasi të arrihen disa marrëveshje

Biseda telefonike midis Vladimir Putin dhe Donald Trump, të cilën presidenti rus e quajti “kuptimplotë, të sinqertë dhe shumë të dobishme”, ka përfunduar pas rreth dy orësh.

Sipas agjencisë ruse të lajmeve, “Ria Novosti”, Putin i ka thënë Trumpit se është “armëpushimi mund të arrihet vetëm pasi të arrihen disa marrëveshje”.

“Putin tha se gjatë bisedës telefonike me Donald Trump, presidenti amerikan shprehu qëndrimin e Uashingtonit për një armëpushim. Putin gjithashtu falënderoi kreun e Shtëpisë së Bardhë për rifillimin e negociatave të drejtpërdrejta midis Rusisë dhe Ukrainës”, sipas raportimit nga agjencitë ruse të lajmeve.

“Jemi përgjithësisht në rrugën e duhur”, raportohet të ketë thënë Putin pas bisedës me Trump.

Agjencia shtetërore e lajmeve “TASS” raporton se Putin tha se Rusia dhe Ukraina duhet të bien dakord për “kompromise që u përshtaten të dyja palëve” përpara se të arrihet një armëpushim.

Lajme të tjera |  “E prisja fitoren e PS-së me mbi 80 mandate”, Petro Koçi: Rama i nxori kandidatët e fuqishëm në listë të hapur, ndërsa Berisha..

“TASS” tha gjithashtu se presidenti rus favorizon një “zgjidhje paqësore të krizës së Ukrainës” dhe është gati të punojë me Kievin për një memorandum mbi bisedimet e ardhshme të paqes”.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us