Ferit Hoxha pritet të jetë Amabsadori i ri i Shqipërisë në Bashkimin Europian. Pas përfundimit të mandatit në krye të misionit diplomatik në Kombet e Bashkuara, Hoxha pritet të drejtojë diplomacinë shqiptare në Bruksel, në një kohë të rëndësishme për vendin siç është procesi për hapjen e negociatave për në BE. Këtë të mërkurë ai ishte pjesë e Komisionit për Politikën e Jashtme në Kuvendin e Shqipërisë ku parashtroi dhe prioritetet e tij, nëse i besohet posti.
Gjatë fjalës së tij, Hoxh u shpreh se hapi i parë në muajt e ardhshëm është mbajtja e Konferencës së Dytë Ndërqeveritare dhe hapja e bisedimeve me kapitujt e grupit të parë me synimin që pavarësisht fillimit të vonuar në krahasim me vendet e tjera dhe këtu kam parasysh Malin e Zi dhe Serbinë. Ndërsa shtoi se do të punojë ngushtësisht me institucionet e BE dhe në konteksin e llogaridhënies.
“Procesi i integrimit europian është të paktën një “tango” dhe duhet të kërkojmë që institucionet e BE të paraqesin një axhendë të qartë për integrimin gradual dhe të përshpejtuar me hapa konkret, mundësisht brenda këtij gjashtë mujori”, tha Hoxha.
Hoxha pritet të jetë edhe rezident dhe ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Belgjikës, si dhe ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Dukatin e Madh të Luksemburgut, jo rezident.
Ndërkohë vendi i tij në Organizatën e Kombeve të Bashkuara pritet të zihet nga Suela Janina. Kjo e fundit më herët ka shërbyer si Ambasadore e Shqipërisë në Bashkimin Europian.