Përfundon mbledhja në PD, Bardhi para mediave: Është shpallje luftë ndaj opozitës

Gazment Bardhi: Vendimi politik i Edi Ramës kundër deputetit të opozitës Ervin Salianjit. Vendimi i sotëm është i paprecedentë, nuk ka asnjë precedentë në 34 vite demokraci. Vendimi i sotëm nuk është kundër Ervin Salianjit, vendimi i sotëm është kundër çdo qytetari që vendos të përballet. Është kundër çdo qytetari që ka vendosur që të jetojë. Prandaj dhe sot është larguar vija e hollë. Kush e dha vendimin kundër Salianjit? Një gjyqtar që ka qenë përfaqëses politik në KQZ për zgjedhjet. Kodi mafioz që Edi Rama vendosi sot është shpallje luftë ndaj opozitës. Deputetët kanë bërë propozimet e tyre dhe do të shkojë për miratim në Kryesinë e Partisë. Salianji është deputet i qytetarëve dhe beteja nuk bëhet për të, por për mandatin e tij. 

Gjykata e Apelit la sot në fuqi vendimin e shkallës së parë të Gjykatës së Tiranës, që e dënoi deputetin e Partisë Demokratike me 1 vit burg, për akuzën e kallëzimit të rremë për dosjen ‘Babalja’. Vendimi i sotëm i Gjykatë së Apelit i hap rrugë arrestimit të Salianjit, i cili pritet të vuajë dënimin në një burg të sigurisë së zakonshme. Salianji humb në mënyrë të menjëhershme mandatin e deputetit, për shkak se vendimi i Apelit ekzekutohet pa vonesa, edhe pse politikani demokrat, mund ta apelojë çështjen në Gjykatën e Lartë. Neni 71, pika 2, shkronja dh, e Kushtetutës, thotë se mandati i deputetit mbaron ose është i pavlefshëm kur dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një krimi. Gjykata e Shkallës së Parë vendosi se audio-përgjimi ishte inskenim dhe i shpalli fajtorë të 4 të pandehurit Fredi Alizoti, Albert Veliun, Jetmir Olldashin si dhe Ervin Salianjin. Në këtë mënyrë merr fund dhe karriera në ngjitje e Salianjit, i cili së fundi ishte caktuar drejtues politik i PD-së për qarkun e Elbasanit. Dënimi e pengon Salianjin që për 5 vitet e ardhshme të ushtrojë detyra publike

Lajme të tjera |  Radhë kilometrike e automjeteve nga Kosova, drejt Shqipërisë për të përkrahur kombëtaren

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us