Përfundon takimi mes Tares dhe Furlanit, ja kur pritet të zyrtarizohet shqiptari si drejtor sportiv i Milanit

Një takim fillestar prezantues midis CEO së AC Milan, Giorgio Furlani dhe Igli Tare, favoriti për t’u bërë drejtori i ri sportiv i AC Milan, përfundoi në mesditë në Romë.

Siç u raportua edhe më parë, takimi i sotëm ishte i rëndësishëm, por jo vendimtar. Në fakt, këto nuk do të jenë orët vendimtare për të ardhmen e Tares te Milani, por së shpejti do të planifikohen takime të reja mes drejtuesve të kuqezinjve dhe ish-menaxherit të Lacios.

Në raundin  e parë të bisedimeve nuk u fol për një kontratë dhe, në mënyrë të pashmangshme, herët a vonë duhet të ketë një takim të ri me pronarin e klubit, Gerry Cardinale, të cilin Tare e takoi në Londër në muajin shkurt.

Pas bisedës përfundimtare javën e ardhshme me pronarin amerikan të Milanit, pritet që edhe të zyrtarizohet si drejtori sportiv i 7 herë kampionëve të Europës.

Lajme të tjera |  “Lufta ka mbaruar”, ish-kapiteni mesazh futbollistëve të Kombëtares: Kosova është e jona, tani luani futboll!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us