Përfundon telefonata 90-minutëshe Trump-Putin, Rusia: Nën udhëheqjen e tyre, bota është me e sigurtë

“Nën udhëheqjen e Donald Trump dhe Vlaimir Putin, bota është bërë një vend më i sigurtë sot”.

Kështu deklaroi Kirill Dmitriev, përfaqësuesi i Rusisë në bisedimet për paqen me Ukrainën, pas përfundimit të një bisede telefonike 90 minutëshe mes Donald Trump dhe Vladimir Putin.

Ende nuk kanë dalë detaje nga biseda e gjatë, as nga Shtëpia e Bardhë dhe as nga Kremlini.

Trump, përpara telefonatës, tha se priste të diskutonte me Putinin për tokën dhe termocentralet që janë konfiskuar gjatë luftës së rëndë trevjeçare. Zëvendës shefi i shtabit të Shtëpisë së Bardhë Dan Scavino tha në një postim në mediat sociale se telefonata e tyre filloi në orën 10:00. Lindore dhe se “po shkonte mirë”.

Lajme të tjera |  Big Brotherin politik e fiton Ed Rama!

Sakaq, shefi i shtabit të Volodymyr Zelenskyy, Andriy Yermak, përcaktoi të ashtuquajturat “vijat e kuqe” të Kievit përpara se të niste telefonata.

“Ukraina nuk do të diskutojë statusin neutral apo reduktimin e numrit të forcave tona të armatosura, ne kurrë nuk do të njohim asnjë territor të pushtuar përkohësisht si rus”, shkroi ai në Telegram.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us