Partizani siç dihet prej ditësh është rikthyer në stërvitje, me Skënder Gegën që po përgatit ekipin për pjesëmarrjen në Conference League. Të kuqtë kanë planifikuar edhe ndeshje miqësore gjatë kësaj periudhe.
Dhe njërën prej tyre do ta luajnë ditën e sotme. Të kuqtë do të presin Kukësin në “Arenën e Demave”, duel që është parashikuar të startojë në prën 14:00.
Një sfidë që do t’i japë mundësinë Gegës të provojë disa futbollistë dhe të shikojë gjendjen e tyre pas disa ditësh pushimesh. Ndërkohë nëse te Partizani përgatitjet vazhdojë në kuadër të pjesëmarrjes në Kupat e Europës, te Kukësi nuk kanë ndalur stërvitjen.
Verilindorët siç dihet mundën të siguronin mbijetesën në Kategorinë e Parë vetëm nëpërmjet “Play-Out”. Dhe pavarësisht kësaj do të vazhdojnë stërvitjen deri në fund të këtij muaji.