Elbasani do të nisë përgatitjet për sezonin e ri në fund të këtij muaji, saktësisht ekipi do të zbresë në fushë më 30 qershor. Stafi ka planifikuar të zhvillojnë stërvitje intensive në mënyrë që të gjithë lojtarët të arrijnë sa më shpejt formën e tyre pas pushimeve.
Gjithashtu drejtuesit bashkë me stafin kanë vendosur që fazën përgatitore për sezonin e ri ta zhvillojnë në Greqi. Madje është programuar edhe një ndeshje miqësore me skuadrën e Athlitiki Enosi Larissa F.C.
Siç dihet nga verdheblutë deri tani ka patur vetëm largime dhe ende nuk është bërë asnjë përforcim për Ivan Gvazdenovic. Timonieri serb shpreson që deri të nisin fazën përgatitore grupi të plotësohet dhe të afrohen elementët e kërkuar.