Përgjigje ndaj marrëveshjes Shqipëri-Kroaci-Kosovë? Serbia aleancë me Hungarinë në fushën e mbrojtjes

Serbia dhe Hungaria nënshkruan sot një marrëveshje në fushën e mbrojtjes në Beograd. Gjatë ditës së sotme, ministri serb i Mbrojtjes, Bratislav Gashiç dhe homologu hungarez, Kristof Salai-Bobrovnicki firmosën së bashku marrëveshjen për bashkëpunimin ushtarak mes dy vendeve.

“Elementet kyçe të këtyre marrëdhënieve janë bashkëpunim ushtarak, i cili reflektohet nëpërmjet zbatimit të stërvitjeve shumëkombëshe, bashkëpunimit ushtarak-teknik, në fushën e prokurimit të sistemeve të armatimit. Dokumenti i nënshkruar nga të dy ministrat sot operacionalizon dhe konkretizon marrëveshjen për bashkëpunimin strategjik në fushën e mbrojtjes, të arritur në vitin 2023 dhe për ne është me rëndësi të madhe që jemi pajtuar me miqtë tanë hungarezë”, tha Vuçiç.

Marrëveshja mes dy vendeve, vjen disa ditë më vonë pasi Shqipëria, Kosova dhe Kroacia firmosën së bashku një marrëveshje në fushën e mbrojtjes. Në lidhje me këtë, presidenti serb Aleksandër Vuçiç reagoi ashpër duke e quajtur “një kërcënim ndaj Rusisë”.

Lajme të tjera |  Flutura Açka: Ne ja dhamë në tavolinë 12 mandate socialistëve. Tani do patronazhohet dhe opozita, Rama po blen demokratët me vende pune

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us