‘Përgjithmonë në zemrat tona’, babai i Suela Saliajt mesazh të ndjerë për humbjen e të bijës

Prindërit e Suela Saliajt, e cila u vra nga burri i saj në SHBA, kanë shprehur humbjen e madhe në rrjete sociale. Pas lajmit të hidhur të vdekjes së 32-vjeçares, babai i saj ka postuar në Facebook ‘RIP’ për vajzën e tij të ndjerë.

“Në kujtim të vajzës time Suelës. Përgjithmonë në zemrat tona”-prek me fjalët babai i Suelës.

‘Përgjithmonë në zemrat tona’, babai i Suela Saliajt

POSTIMI

Suela Saliaj u vra nga bashkëshorti i saj, Renato Muhaj në Florida. Ajo u gjet e vdekur në banesë nga punonjësit e policisë, ndërkohë që 34-vjeçari rrëmbeu më pas vajzën e çiftit, e cila u arrit që të shpëtohej disa orë më vonë. Suela jetonte prej disa vitesh në SHBA, ku kishin emigruar më pas dhe prindërit si dhe vëllai i saj. Motivet e krimit të rëndë nuk dihen ende, për shkak se policia ka qenë tepër e rezervuar në dhënien e informacioneve.

Lajme të tjera |  “Betohet” Dashnor Sula: Nuk shkel më në PD pa dhënë dorëheqjen Berisha!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us