Përhapja e ‘gripit të shpendëve’, sa të sigurtë jemi?

Fruthi, kolera, zgjebja, gripi i shpendëve, madje edhe një shpërthim tjetër Covid-i u përfshinë në listën e infeksioneve më të frikshme të shkencëtarëve për vitin 2025. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) pohoi në qershor të vitit që lamë pas se vdekja e një burri në Meksikë ishte shkaktuar nga një lloj gripi i shpendëve i quajtur H5N2, i cili nuk është gjetur kurrë më parë tek një njeri. Por, mënyra se si është infektuar ky person mbetet e paqartë.

Zyrtarisht u njoftua në nëntor të vitit që lamë pas për gripin e shpendëve H5N1, por edhe pse kanë kaluar mbi 4 muaj, e vetmja gjë e re që kemi parë është rritja e numrit të shpendëve që gjenden të ngrodhur në fermat e ndryshme që nxjerrin pula dhe vezë në treg, si dhe futja e tyre në karantinë.

Karantina e parë u raportua në Zall-Herr të Tiranës. Vatra është zbuluar në një fermë oborri familjar me pula dhe gjela deti dhe Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë bëri me dije ka marrë të gjitha masat për eleminimin me qëllim çrrënjosjen e infeksionit, si dhe ka karantinuar vatrën dhe zonat e mbrojtjes dhe mbikqyrjes, për izolimin dhe parandalimin e përhapjes së infeksionit.

Lajme të tjera |  Rama në mbyllje të fushatës: Të dielën marrim shumicën më të madhe ndonjëherë

Ky rast përkonte dhe me festat e fundvitit, kohë kur pulat dhe gjelat e detit janë blerja kryesore e familjeve shqiptare. Në Janar u konfirmua një tjetër rast në Vlorë, gjë që tregonte se pavarësisht masave, gripi i shpendëve ishte përhapur. Kulmin e kapi me raportimin në ferma që janë dhe burimi kryesor i furnizimit të tregut me vezë dhe pula. Rasti i parë u raportua në fermën “Rea’s”, ku u konstatuan 69 mijë krerë shpendë të ngordhur. Pas këtij lajmi u raportua se Drejtori i Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve (AKVMB), Ilir Ajdini, pas katër muajsh në detyrë është shkarkuar nga Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj.

Ajdini u zëvendësua nga Sulejman Kullolli, por kjo gjë nuk e asgjësoi gripin e shpendëve. Më 9 mars, ZËRI raportoi se pavarësisht lajmërimit se produktet ishin tërhequr nga tregu, veza Rea’s mund të blihej rastësisht në markete.

Lajme të tjera |  LaCivita flet me shifra: Mendoj që sonte ishin 20 mijë persona në mbështetje të Berishës

Ferma e radhës ishte “AIBA”. Më 17 mars u raportua se janë konstatuar 1848 pula të ngordhura në fermën “AIBA”. Lajme të tilla raportohen çdo ditë, por ajo që nuk dimë është nëse Ministria e Bujqësisë ka një plan të mirëfilltë me masa që të mbajë larg njerëzve vatrat e infektimit dhe të mos lejojë përhapjen e gripit të shpendëve.

Njoftimet që raportojnë izolimin e vatrave bien poshtë në momentin që raportohet për vatrën e radhës

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us