Përkeqësimi i motit, Peleshi thirrje banorëve: Kufizoni lëvizjet!

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka reaguar lidhur me situatën e motit të keq në vend. Përmes një njoftimi në Facebook, Peleshi tregon se trashësia e borës në Shkodër, Dibër dhe Kukës ka sjellë probleme me bllokimin e disa akseve e ndërprerje të energjisë elektrike.

Postimi i plotë:

Prej orëve të mbrëmjes së djeshme, i gjithë territori i vendit he është përfshirë nga reshje intensive shiu, ndërsa në zonat malore të disa qarqeve edhe reshje bore. Me vëmendje po ndiqet nga strukturat situata në qarkun e Shkodrës, Dibrës apo Kukësit, ku trashësia e borës në zonat rurale ka sjellë edhe probleme me bllokimin e disa akseve e ndërprerje të energjisë.

Të kalueshme me zinxhirë janë akset Bogë-Theth, rruga e Arbrit, ndërsa në akset e bllokuara po punohet nga subjektet kontraktore për pastrimin e kriposjen e tyre. Ekipet e OSHEE ndodhen në terren për të riparuar defektet në linjat e dëmtuara. U bëjmë thirrje banorëve të zonave më të prekura nga moti i keq të kufizojnë lëvizjet dhe në rast nevoje të kontaktojnë strukturat, të cilat janë të gjitha në gatishmëri për çdo situatë!

May be an image of snowplough, road and text
Lajme të tjera |  COVID-19 prezent, konfirmohen 6 raste të reja, përjashtohet nënvarianti i ri!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us