Kryeministri Kyriakos Mitsotakis ka vizituar spitalin “Evangelismos”, atje ku po trajtohet Kryepeshkopi i Shqipërisë, Anastas Janullatos. Edhe pse shkoi në gjendje stabile në shtetin helen, tashmë pas disa ditësh i shtruar në spital, gjendja e tij është përkeqësuar.
Në këto kushte, kreu i qeverisë greke, Mitsotakis u informua nga profesoresha e Pulmologjisë dhe Kujdesit Intensiv, Anastasia Kotanidou, për gjendjen e tij shëndetësore dhe shkoi personalisht në spital. Edhe pse vizita është bërë publik nga mediat greke, nuk janë zbulua detaje të tjera lidhur me rastin.
Bëhet e ditur se Kryepeshkopi i Shqipërisë ndodhet i shtruar në gjendje kritike në spitalin “Evangelismos”, ku u transportua me helikopter mesditën e së premtes. Pasi mbërriti në Greqi, shëndeti i tij sa vjen edhe përkeqësohet. Para shtrimit në spital në Evangelismos, prelati 95-vjeçar, i cili ka një histori të komplikuar mjekësore, kishte shfaqur simptoma të virusi sezonal. Ndaj edhe u shtrua në spital, ku edhe kaloi mbrëmjen e ndërrimit të viteve. Megjithatë, mjekët raportuan se pas përkeqësimit të shëndetit të tij, u vendos transferimi i tij në Greqi për të marrë kujdesin e specializuar mjekësor.