PRIZREN – Policia e Kosovës raporton se një sherr masiv ka ndodhur gjatë ditës së sotme pranë zonës së Spitalit në Prizren. Lajmi është konfirmuar për mediat e Kosovës nga ana e zëdhënësit të Policisë së Kosovës, Shaqir Bytyçi.
Zëdhënësi tha se për shkak të një mosmarrëveshjeje, disa persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin. Ai deklaroi se gjatë sherrit, ka pasur edhe gjuajtje me armë zjarri. Fatmirësisht, asnjë person nuk është lënduar.
“Afër lagjes së spitalit ka pasur një gjuajtje me armë zjarri. Fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar, teksa të dyshuarit janë arrestuar. Situata deri te gjuajtja me armë zjarri ka ardhur pas një mosmarrveshje mes palëve. Një gëzhojë është gjetur në vendngjarje, teksa disa persona janë duke u intervistuar”, tha Bytyçi.