Përmbytje katastrofike në Australi, pesë viktima dhe mbi 10 mijë prona të dëmtuara

Të paktën pesë persona kanë humbur jetën dhe 10,000 prona janë dëmtuar nga përmbytjet e mëdha që kanë përfshirë Uellsin e Ri Jugor, Australi.

Autoritetet australiane filluan punën të shtunën për të riparuar dëmet e shkaktuara nga përmbytjet shkatërruese në pjesën juglindore të vendit, të cilat kanë marrë jetën e të paktën pesë personave, raportojnë mediat e huaja.

Shërbimet e emergjencës në shtetin e Uellsit të Ri Jugor njoftuan më herët se po vazhdojnë vlerësimin e dëmeve nga përmbytjet që përfshiu rajonin ditët e fundit

Kryeministri Anthony Albanese, i cili u detyrua të anulonte vizitën e tij në Taree të premten për shkak të përmbytjeve, tha se ishte “e tmerrshme të dëgjoje lajmin për humbje të mëtejshme jetësh”.

Shirat e rrëmbyeshëm shkaktuan fryrje të lumenjve, duke rezultuar në përmbytje të zonave të gjera, duke bllokuar afërsisht 50,000 banorë, shumë prej të cilëve u strehuan në çatitë e ndërtesave duke pritur ndihmë nga ekipet e shpëtimit.

Lajme të tjera |  PD kërkon ripërsëritjen e zgjedhjeve në qarkun e Kukësit

Shirat e rrëmbyeshëm shkaktuan përmbytje të lumenjve, duke rezultuar në përmbytje të zonave të gjera, duke bllokuar afërsisht 50,000 banorë, shumë prej të cilëve u strehuan në çatitë e ndërtesave duke pritur ndihmë nga ekipet e shpëtimit.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us