Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Lezhë-Laç.
Si pasojë e përplasjes së dy mjeteve, 4 persona kanë mbetur të plagosur rëndë, dhe janë dërguar për mjekim në spitalin e Traumës.
Njëri prej pasagjerëve, 80-vjeç, ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Tiranë.
Është dashur ndërhyrja e ekipit zjarrfikës për të nxjerrë nga mjeti një prej personave të plagosur, i cili kishte mbetur i bllokuar.
Për shkak të aksidentit është bllokuar aksi rrugor Lezhë –Laç, ndërkohë që Policia po punon për zbardhjen e rrethanave.
Personat e plagosur kanë qenë në të dyja mjetet.
Për normalizimin e qarkullimit të automjeteve në këtë aks rrugor ndërhynë policia rrugore, ku u bë i mundur dhe largimi i makinave të aksidentuara nga rruga.