Policia ka identifikuar dhe arrestuar drejtuesin e mjetit, i cili përplasi për vdekje fëmijën 2 vjeç në Kamëz.
Raportohet se autori është 57-vjeçari Y. M., i cili mësohet se ishte edhe komshi me familjen e viktimës.
Sipas informacioneve, i mituri u përplas pranë banesës së tij në Fushë Domje.
Pasi mori ndihmën e parë nga familjarët, ai u dërgua në Spitalin e Traumës, por fatkeqësisht ndërroi jetë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të rastit.