Përplasin “brirët” për titullin në “Arenën Kombëtare”, Vllaznia – Egnatia luhet edhe për miliona

Këtij sezoni po i vjen fundit. Tashmë do të luhen edhe 2 finalet e “Final – Four” për të vendosur përfundimisht edhe pikat mbi “i”.

Finalja e madhe do të zhvillohet në “Arenën Kombëtare” më 12 maj, ora 20:00. Shkodranët dhe rrogozhinasit do të përplasin “brirët” mes tyre për titullin kampion.

Por jo vetëm kaq, pasi në lojë janë edhe miliona lekë si shpërblim. Kështu skuadra kampione do të fitojë edhe 100 milionë lekë të vjetë si shpërblim nga FSHF-ja, shumë kjo që do t’i vijë në ndihmë klubin fitues për të përforcuar skuadrën për garat europiane.

Kujtojmë se Egnatia si skuadra që përfundoi kampionatin e rregullt në vendin e parë ka koleksionuar 100 milionë lekë të vjetër, ndërsa Vllaznia si vend i dytë në renditje ka siguruar 70 milionë lekë të vjetër.

Lajme të tjera |  Rikthehen në Europë pas 15 vitesh, Ilir Daja vë “veton” për 2 futbollistë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us