Elon Musk nuk ka të ndalur në konfrontimin që publikisht po i bën presidentit amerikan Donald Trump, në rrjetin social “X” në pronësi të tij.
Përplasja nisi për projektbuxhetin që Musk e kundërshton për shkak se thotë që do të rrisë borxhin e SHBA me disa trilionë dollarë. Megjithatë Trump në Shtëpinë e Bardhë tha se Musk është është i pakënaqur sepse atij i kërcënohet drejtpërdrejt biznesi i Tesla.
Projektligji do të heqë kreditë tatimore për automjetet elektrike me vlerë deri në 7,500 dollarë për automjet, të cilat Musk argumenton se janë thelbësore për nxitjen e përdorimit të automjeteve elektrike dhe mbështetjen e shitjeve të Teslës.
Musk në rrjetet sociale ka nisur një seri kritikash ndaj Trump, duke shkuar deri aty sa të thotë se pa të, Trump nuk do të kishte arritur të fitonte zgjedhjet në SHBA.

Trump se është i zhgënyer me Musk dhe se e ka ndihmuar atë shumë. “Nuk ka thënë fjalë të këqija për mua, por ende jo…Nuk është hera e parë, kush ikën nga kjo administratë, disa e përballojën mirë, disa keq dhe bëhen armiqësorë”, tha Trump.
Elon Musk, i cili prej disa orësh vijon të postojë pa pushim ndaj Trump, në profilin e tij me mbi 200 milionë ndjekës, së fundmi madje ka propozuar edhe krijimin e një partie të re në SHBA. Ai i ka kujtuar Trump-it se nuk është i përjetshëm në krye të SHBA.
“Ai ka edhe 3.5 vjet. Unë jam këtu edhe për nja 40 vite të ardhshme”, shkroi Musk.
Së fundmi, Trump ka reaguar në rrjetet sociale: “Eloni po “ishte hollë”, i kërkova të largohej, ia hoqa Mandatin e Automjeteve Elektrike që i detyronte të gjithë të blinin makina elektrike që askush tjetër nuk i donte (që ai e dinte prej muajsh se unë do t’i bëja!), dhe ai thjesht u ÇMEND!”.