Përplasja virtuale Balla- Lapaj/ I nxorri videon, ministri: Pse nuk flet për 6 milionët e Saliut? Kreu i “Shqipëria bëhet”: O lumëmadhi ti…

Ministri i shtetit për marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla në rrjetet sociale ka shkaktuar një ‘përplasje’ virtuale me kreun e koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj. Balla ka publikuar në rrjetin e tij social “Facebook” një video të Adriatik Lapajt, duke e ironizuar për një gafë që ka bërë gjatë një takimi. Por nuk është ndalur me kaq, në “ekuacion” ka futur edhe kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha.

VIDEOJA E LAPAJT: 

“Eh mor buf si dy pika ujë të ngjajnë djemtë! Luli në shumëzim, Tiku në mbledhje, fiks si babi me tavanin, dividentin, energjinë elektrike etj. Adriatik Lapaj e mirë zgjidhe këtë pa ndihmën e bufit,”-shkruan Balla.

Videoja është parë nga kandidati për deputet, i cili nuk ka ngurruar që t’i lërë edhe një mesazh. Lapaj lë të kuptohet se Balla e ka prerë videon në mënyrë të qëllimshme, në mënyrë që ta publikojë për t’i prishur imazhin. Ndaj edhe e fton që ta publikojë të pa edituar.

“O lumëmadhi ti, po lëre videon deri në fund. Pse e ke prerë?,”-i shkruan Lapaj.

Lajme të tjera |  Kandidati demokrat i Kavajës tërhiqet nga gara për deputet

Përplasja virtuale Balla- Lapaj/ I nxorri videon, ministri: Pse nuk flet

Ndërkohë që nuk ka munguar as përgjigjia nga socialisti Balla, i cili i përmend kontratën 6 milionë dollarëshe të kryedemokratit Sali Berisha për heqjen e “non gratës” nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Madje, ngriti dhe dyshime se përse kjo shifër e konsiderueshme, nuk është përmendur në fushatë nga partitë që sapo kanë hyrë në garë për të marrë një mandat.

“Po këto 6 milionë dollarët qe po japin këta “patriotët” për t’i hequr non-gratën Saliut  për sa muaj duhen paguar, kur kësti mujor është 250 mijë? Apo nuk flisni ju për këtë çështjet që lidhen me bufin. E mban mend kështu tha dhe byrazeri Lul për pagesat e vitit 2017, mi kanë paguar shqiptarët e Amerikës, po në fund na dolën ca guacka e brenda guackave llum i madh shumë. A thua jam kundër të gjithëve?! Fol dhe për këto,”-shton ministri.

Lajme të tjera |  “Paga mesatare do jetë 1200 euro, kredi për çiftet e rinj”, Berisha në Kuçovë: Të kthejmë kombin në moshën e rinisë së tij

Kështu, virtuale, por kjo ishte përballja e parë dhe e vetme që kemi parë gjatë kësaj fushate.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us