Përplasje mes të miturve në Greqi, 15-vjeçari shqiptar qëllon me thikë bashkëmoshatarin!

Një 15-vjeçar shqiptar është arrestuar ditën e djeshme në Oropos, Greqi pasi ka qëlluar me thikë bashkëmoshatarin e tij.

Sipas mediave greke i mituri e ka plagosur në krahun e majtë të riun grek pas një debati.

Në momentin e ngjarjes, i pranishëm ka qenë një punonjës policie jashtë detyrës, i cili i dha ndihmën e parë 15-vjeçarit.

Pasi thirri ambulancën ai njoftoi edhe Drejtorinë e Policisë Vendore.

I plagosuri është dërguar në Spitalin e Fëmijëve “Aglaia Kyriakou”, ndërsa raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Policia vuri në pranga autorin, ndërsa arrestoi edhe prindërit e tij si pasojë e neglizhencës për të mbikëqyrur një të mitur.

Lajme të tjera |  Gripi i shpendëve, ç'ka ndodhur me pulat e ngordhura? Nuk dihet nëse janë asgjësuar

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us