“Përplasje mes Troplinëve dhe Dakos”, Klodiana Lala jep detaje të reja për operacionin “URA”

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV,  dha detaje të reja për operacionin “URA” të SPAK dhe antimafias Italiane në Durrës.

Lala tha se përkundër pretendimeve të opozitës pse u ndërhy pas zgjedhjeve të 11 majit, ka patur një dakordësi mes SPAK dhe italianëve, që të ndërhyhej me 21 maj pasi do të vinte një ngarkesë e madhe droge nga Ekuadori.

“Prokuroria e Posaçme iu drejtua gjykatës në mars të këtij viti sepse bëhej fjalë për 29 urdhër arreste në Shqipëri dhe në Itali. Ka kërkuar kohë më të gjatë gjyqtari për arsyetimin e vendimit sepse bëhej fjalë për 29 urdhër arreste në Shqipëri dhe në Itali. Zyrtarisht Prokuroria e Posaçme e ka patur vendimin të arsyetuar më 5 maj, një javë përpara zgjedhjeve. Opozita ka patur akuza të forta ndaj grupit të Troplinëve për shitblerje votash, apo favorizim kandidatësh. Edhe unë kam dyshime të forta se ky grup është angazhuar fuqishëm për mbështetjen e kandidatëve të listës së hapur, por pa prova.

Lajme të tjera |  “Farsa e votimit të diasporës”- Denoncimi i Topallit: Individë pa status zyrtar, por me lidhje partiake trajtuan zarfet si pronë personale

Gjithashtu ka një përplasje mes grupit të Troplinëve dhe Vangjush Dakos, ish-kryetar i bashkisë së Durrësit që ka të bëjë me emrat e listës së hapur dhe pretendimet për listën e kandidatëve për bashkinë e Durrësit në 2027.

Më 5 maj ka patur vendim SPAK dhe më 7 maj është bërë një takim mes palës shqiptare dhe antimafias italiane dhe është vendosur që ndërhyrja të jetë më 21 maj, pra në dakordësi mes dy vendeve. Kjo është edhe kronologjia e kësaj ngjarjeje.

Është goditur një prej grupeve që i kishte mbijetuar shumë aksioneve të SPAK. Në 2024 SPAK sekuestroi 3 milionë euro. E dyta ka të bëjë me transfertat e parave. Janë 13 episode që kanë ardhur para nga organizata e njohura mafioze në Itali nga shitja e drogës atje dhe mënyra se si silleshin në Shqipëri. Një grup i strukturuar kriminal që punonte me shoferë të besuar me miliona euro që silleshin dhe një autobus mund të vinte nga veriu i Italisë me vetëm 10 pasagjerë sepse fitimet dihet se si ishin për shkak të milionave që silleshin duke u futur në vende të posaçme.

Lajme të tjera |  Radarët e Monitorimit të Trafikut bëjnë kërdinë me gjoba të paligjshme

Ka patur një mbledhje në video call në datën 7 maj dhe është vendosur që ndërhyrja të jetë me datën 21 maj për shkak të një ngarkese të mundshme droge që pretendohej të vinte nga Ekuadori dhe ishin duke ndjekur sasinë e drogës” – tha Lala.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us