Përplasje në grupin e PD-së, Berisha kërkoi protestë, Bardhi i del kundër. Habit edhe Noka

Zbardhen debatet në mbledhjen e djeshme të grupit parlamentar të PD-së, ku Sali Berisha ka kërkuar thirrjen e një proteste ditën e enjte, që përkon dhe me seancën ku pritet të kalojnë për votim ndryshimet në rregulloren e Kuvendit. Sipas Berishës, aksioni i opozitës ka arritur në një pikë kulmore, dhe për këtë duhet kërkuar dhe mbështetja e qytetarëve.

Por kjo ide e Berishës, është kundërshtuar nga Gazment Bardhi, i cili sipas News 24, ka deklaruar se nuk ka arritur ende koha për të thirrur qytetarët në protestë, pasi do të duhet ende që këtë betejë ta përballojnë deputetët, dhe se është thënë publikisht se deputetet duhet të sakrifikojnë për të drejtat e tyre të shkelura kushtetuese.

Lajme të tjera |  SPAK dërgon për gjykim kryebashkiakun e Devollit dhe tre të tjerë!

“Çdo protestë qytetare në këtë moment do të keqinterpretohet nga opinioni publik dhe se nuk mund të konfondohen betejat e opozitës me akte momentale. Strategjia e opozitës nuk duhet të ndikohet nga ngjarje rastësore”, mësohet të jetë shprehur Bardhi.

Surprize ka qene edhe reagimi i një nder deputetëve më mbështetës të Sali Berishës, që prej nisjes së aksionit të tij të Foltores, Flamur Noka, i cili ka dalë në krah të Gazment Bardhit, duke argumentuar, se një protestë e tillë, nuk mund të zhvillohet në këtë moment. “Kemi deklaruar që betejën do ta përballojnë fillimisht deputetët, përpara se t’i kërkojmë sakrificë mbështetësve”, mësohet të jetë shprehur ai.

Lajme të tjera |  “Pyesin ‘sa është rroga?’, por s’bëjnë llogaritë se sa u ngelet”- Emigracioni, Rama: Italia është vështirësuar shumë, me 1500 euro pagë duhet të ndash shtëpinë ose…

Ndërsa Berisha ka theksuar se nëse nuk do të zhvillohet një protestë këtë të enjte, ajo nuk mund të zhvillohet pas kësaj jave, pasi do të përkoje me momentin, kur atij do t’i hiqet imuniteti dhe kjo do të konsiderohet si një proteste për hallin e tij personal. Berisha ka qenë i qartë, se nuk e do një protestë të tillë. Në fund të mbledhjes Berisha iu bind argumenteve të Bardhit dhe Nokës për të mos zhvilluar një protestë të enjten e seancës plenare.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us